Kalo te përmbajtja
Mëso gjuhë, e spjeguar në gjuhën shqipe.

Mëso gjuhë të huaja online, me spjegime në gjuhën shqipe.

Anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe 6 gjuhë të tjera, nga A1 deri B2. Thjesht dhe qartë, në gjuhën tënde.

Studente duke mësuar me MësoGjuhë

Gjermanisht

Guten Morgen!

Shqip

Mirëmëngjes!

Vajzë duke dëgjuar mësimin mbi libra

Mëso në gjuhën shqipe

Të gjitha materialet dhe spjegimet janë në shqip, që të kuptosh çdo koncept qartë, pa barriera gjuhësore.

Nxënëse duke punuar në laptop

Strukturë e qartë dhe praktike

Kurset janë të organizuara hap pas hapi, me ushtrime praktike që të ndihmojnë të mësosh më shpejt dhe më lehtë.

Nxënëse duke mësuar sipas ritmit të saj

Mëso me ritmin tënd

Zgjidh kur dhe si të mësosh, platforma është gjithmonë e disponueshme, sipas orarit tënd.

Pagesë e thjeshtë në telefon

Çmime të përballueshme

Arsimim cilësor pa kosto të larta, paketa fleksibël që përshtaten me buxhetin tënd.

Rrugëtimi yt i të mësuarit

Nga A1 në B2: rruga jote e strukturuar e mësimit

Çdo nivel ka 15 module me nga 10 mësime. Në çdo mësim mëson 10 fjalë të reja dhe 6 fraza me audio, gramatikë të spjeguar në shqip, ushtrime dhe një kuiz.

  1. A1

    A1 – Hapat e parë

    Niveli i parë

    150 mësime · 15 module

    Tinguj, fjalët e para dhe fjali të thjeshta, një fillim me vetëbesim.

    Pas këtij niveli mund të:

    • përshëndetësh dhe të prezantohesh
    • pyesësh për numra, kohë dhe çmime
    • porosisësh diçka në kafene
    • bësh dhe përgjigjesh pyetjeve të thjeshta
  2. A2

    A2 – Përballo jetën e përditshme

    Niveli i dytë

    150 mësime · 15 module

    Fjalori për situata tipike të përditshme dhe kohët e para foljore.

    Pas këtij niveli mund të:

    • flasësh për familjen, punën dhe hobi-t
    • bësh pazar dhe pyesësh për drejtime
    • tregosh histori në të shkuarën
    • caktosh takime dhe orare
  3. B1

    B1 – Komuniko me siguri

    Niveli i tretë

    150 mësime · 15 module

    Fol rrjedhshëm dhe ndiq biseda më të gjata me lehtësi.

    Pas këtij niveli mund të:

    • shprehësh dhe justifikosh mendimin tënd
    • udhëtosh vetëm dhe zgjidhësh probleme
    • raportosh eksperienca dhe plane
    • ndjekësh afërsisht filma dhe podkaste
  4. B2

    B2 – Pothuajse rrjedhshëm

    Niveli i katërt

    150 mësime · 15 module

    Nuanca, tema komplekse dhe një stil natyral, spontan.

    Pas këtij niveli mund të:

    • ndjekësh diskutime të gjata pa vështirësi
    • shprehesh spontanisht dhe rrjedhshëm
    • përdorësh gjuhën e re në punë
    • kuptosh tekste dhe lajme komplekse

Gati të filloni? Zgjidh gjuhën dhe nis mësimin falas!

Tre modulet e para të nivelit A1 janë falas dhe mund t'i provosh pa llogari.

Fillo tani

Si të fillosh të mësosh një gjuhë të huaj online?

Është shumë e thjeshtë. Ndiq këta 4 hapa dhe fillo rrugëtimin tënd!

  1. 01

    Zgjidh gjuhën

    Zgjidh njërën nga 10 gjuhët që dëshiron të mësosh.

  2. 02

    Fillo me nivelin A1

    Nis nga fillimi. 3 modulet e para janë falas dhe mund t'i provosh pa llogari.

  3. 03

    Mëso në çdo kohë

    Mëso me audio, fjalë, fraza, gramatikë të spjeguar në shqip, ushtrime dhe kuize.

  4. 04

    Përparon në nivele

    Përfundo 150 mësimet e nivelit dhe merr certifikatën e përfundimit.

10 gjuhë: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, holandisht, suedisht, sllovenisht, turqisht, arabisht. Nivelet ndjekin Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës (KPER).

Je i huaj e do të mësosh shqip? Kemi kurse me spjegime në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht e spanjisht: Learn Albanian online, Albanisch online lernen, Apprendre l'albanais en ligne, Impara l'albanese online, Aprende albanés online. Më shumë te rreth nesh.

Gati për mësimin e parë?

Zgjidh gjuhën dhe fillo falas.

Fillo tani