Kalo te përmbajtja

Kushtet

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më: 28 shtator 2026

Këto kushte rregullojnë përdorimin e platformës MesoGjuhe (mesogjuhe.com) dhe blerjen e kurseve. Duke krijuar një llogari ose duke bërë një blerje, ju pranoni këto kushte.

1. Shërbimi

MesoGjuhe ofron kurse gjuhësh të huaja në shqip, të ndara në nivelet A1, A2, B1 dhe B2. Modulet 1-3 të nivelit A1 janë falas. Modulet 4-15 të A1 dhe të gjitha modulet e niveleve A2, B1 dhe B2 hapen pas blerjes së nivelit përkatës.

2. Llogaria

Për të blerë një nivel duhet një llogari. Jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurt të të dhënave të hyrjes. Një llogari është personale dhe nuk mund të ndahet me persona të tjerë.

3. Çmimet dhe pagesa

  • Çdo nivel kushton 11.99 € me pagesë një herë. Paketa A1-B2 e një gjuhe ka çmimin e shfaqur në faqen e çmimeve.
  • Nuk ka abonim dhe nuk ka pagesa të përsëritura.
  • Porositë përpunohen nga Paddle.com, i cili është shitësi zyrtar (Merchant of Record) për të gjitha porositë tona. Paddle merret me pagesën, faturën dhe TVSH-në sipas vendit tuaj.

4. Aksesi

Pas konfirmimit të pagesës, niveli i blerë mbetet i hapur në llogarinë tuaj përgjithmonë (për sa kohë që shërbimi ofrohet). Aksesi lidhet vetëm me gjuhën dhe nivelin e blerë.

5. Rimbursimi

Mund të kërkoni rimbursim brenda 14 ditëve. Shihni Politikën e rimbursimit.

6. Përdorimi i lejuar

Përmbajtja (mësimet, audio, ushtrimet) është vetëm për përdorim personal. Nuk lejohet kopjimi, rishitja ose shpërndarja e saj pa leje me shkrim.

7. Përgjegjësia

Ne përpiqemi që platforma të jetë e saktë dhe e disponueshme, por nuk garantojmë funksionim pa ndërprerje. Përgjegjësia jonë kufizohet në shumën e paguar për nivelin përkatës.

8. Ndryshimet

Mund t'i përditësojmë këto kushte. Ndryshimet e rëndësishme do të njoftohen në platformë. Blerjet e bëra më parë ruajnë aksesin e tyre.

9. Kontakti

Për çdo pyetje na shkruani në kontakt@mesogjuhe.com. Shihni edhe Politikën e privatësisë.